Unitedi do të bëjë ankesë zyrtare për “gabimet” e gjyqtarit në barazimin ndaj Bournemouthit - Gazeta Express
string(89) "unitedi-do-te-beje-ankese-zyrtare-per-gabimet-e-gjyqtarit-ne-barazimin-ndaj-bournemouthit"

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 16:20

Unitedi do të bëjë ankesë zyrtare për “gabimet” e gjyqtarit në barazimin ndaj Bournemouthit

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 16:20

Manchester United pritet të bëjë një ankesë zyrtare ndaj organit kryesor të gjyqtarëve në Angli, “Professional Game Match Officials Limited” (PGMOL), dhe shefit të saj Howard Webb pas barazimit 2-2 me Bournemouthin.

United kaloi dy herë në epërsi me golin nga penalltia të Bruno Fernandes dhe autogolin e James Hill, por vendasit barazuan me Ryan Christie dhe Junior Kroupi.

Trajneri Michael Carrick kritikoi ashpër gjyqtarin Stuart Attwell për mosdhënien e një penalltie pas një ndërhyrjeje ndaj Amad Diallos, duke e quajtur vendimin “të çmendur”.

Më pas, Unitedi pësoi një penallti kur Harry Maguire faulloi Evanilson, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Premierliga shpjegoi se: Kontakti ndaj Amad nuk u konsiderua i mjaftueshëm për penallti;

Penalltia dhe kartoni i kuq për Maguire u konfirmuan si vendime të sakta nga VAR-i.

Sipas raportimeve, drejtori sportiv Jason Wilcox do ta çojë zyrtarisht çështjen te Webb, pasi klubi beson se rasti ndaj Amad ishte penallti.

Gjithashtu, Unitedi është i pakënaqur me 9 minutat shtesë të akorduara.

Unitedi, që renditet i treti në kampionat me 54 pikë, do të luajë ndeshjen e radhës kundër Leeds United me 13 prill./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement