Irani thotë se është sulmuar uzina bërthamore Natanz - Gazeta Express
string(52) "irani-thote-se-eshte-sulmuar-uzina-berthamore-natanz"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 13:24

Irani thotë se është sulmuar uzina bërthamore Natanz

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 13:24

Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha më 21 mars se ndërtesa për pasurimin e uraniumit në Natanz, e njohur si i njohur si Kompleksi i Pasurimit “Martiri Ahmadi-Roshan”, është sulmuar sërish nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Megjithatë, nuk është raportuar për rrjedhje të materialeve radioaktive.

Organizata dënoi sulmin dhe tha se është “në shkelje të ligjeve dhe obligimeve ndërkombëtare, përfshirë të Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapje të Armëve Bërthamore [NPT] dhe rregullore të tjera të lidhura me sigurinë bërthamore dhe sigurinë”.

“Janë kryer hetime teknike dhe ekspertizë lidhur me mundësinë e përhapjes së ndotjes radioaktive” dhe “nuk është raportuar asnjë rrjedhje e materialeve radioaktive në këtë kompleks dhe banorët në zonat përreth nuk përballen me rrezik”, u tha në deklaratë.

Lidhur me këtë raport ka reaguar Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (AIEA), duke thënë se Irani e njoftoi organizatën për sulmin në objektin për pasurim bërthamor Natanz.

Agjencia shkroi në X se nuk është raportuar për rritje të nivele të rrezatimit jashtë ndërtesës, duke shtuar se po heton këtë situatë.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, ka përsëritur thirrjen e tij për “përmbajtje ushtarake për të parandaluar një aksident bërthamor”.

Më herët, Organizata Bërthamore e Iranit tha se objekti i pasurimit të uraniumit në Natanz, i njohur si Kompleksi i Pasurimit “Martiri Ahmadi-Roshan”, ishte sulmuar nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Kjo është të paktën hera e dytë që objekti i Natanzit është shënjestruar gjatë luftës në vazhdim SHBA–Izrael me Iranin, e cila filloi më 28 shkurt.

Natanz u godit nga bombarduesit amerikanë B-2 më 1 korrik 2025 gjatë luftës 12-ditore të Izraelit me Iranin. Në atë kohë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se objekti ishte “plotësisht dhe absolutisht” i shkatërruar./REL/

Advertisement
Advertisement
Advertisement