Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches - Gazeta Express
string(77) "vedat-muriqi-i-prin-sulmit-te-mallorcas-ne-ndeshjen-e-rendesishme-ndaj-elches"

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 13:17

Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 13:17

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF dhe RCD Mallorca, e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Nga minuta e parë për skuadrën mysafire do të startojë edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Ylli i Kosovës aktualisht renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve të La Ligas me 18 gola, pesë më pak se Kylian Mbappé, i cili mban kreun e kësaj renditjeje.

Në tabelë, Mallorca pozicionohet në vendin e gjashtëmbëdhjetë me 28 pikë, ndërsa Elche ndodhet në zonën e rrezikut me dy pikë më pak, duke e bërë këtë përballje mjaft të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement