Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria? - Gazeta Express
string(59) "rreziku-per-rritje-cmimesh-ne-kosove-cka-do-te-beje-qeveria"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 13:04

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 13:04

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, prandaj vendosja e marzhës së fitimit për produkte të naftës, sipas saj, i ka parandaluar manipulimit me çmime.

Në podkastin e Radios Evropa e Lirë, ministrja tregoi, gjithashtu, pse ndryshuan çmimet në disa pika të karburanteve edhe pas marrjes së këtij vendimi.

“Ka ndryshim të çmimit sepse marzha është e përcaktuar mbi çmimin e importit dhe nuk është fikse, që të themi çmimi është statik”.

Sipas saj çmimi i naftës dhe derivateve të tjera në pika të karburanteve ndryshon varësisht si është çmimi i importit, por ky ndryshim i çmimit për konsumatorët nuk mund të jetë më i lartë se 12 centë për litër për blerësit me pakicë dhe 2 centë për litër për blerësit me shumicë.

Sa u përket rezervave të produkteve të naftës ajo theksoi se Kosova qëndron në situatën e njëjtë siç ishte para se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli t’i nisin sulmet në Iran dhe nuk ka nevojë për panik nga qytetarët.

Lidhur me mundësinë e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, Kusari-Lila tha se situata është e menaxhueshme teksa po punohet në Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet esenciale.

Ajo thotë se ky ligj është “masa e parë dhe shumë e nevojshme për t’i mbrojtur qytetarët që janë me pagë minimale apo pjesë të skemave sociale”.

Produktet të cilave mund t’iu vendoset çmimi tavan janë: mielli, qumështi, vaji, vezët, ushqimet për fëmijë e tjera.

Megjithatë, ministrja thekson se mbetet për t’u parë se a do të ketë kuvend funksional për ta miratuar këtë ligj.

Nëse Ligji për çmimet tavan mbetet pa u miratuar Kusari-Lila tha se Inspektorati i tregut do të vazhdojë monitorimin e çmimeve nëse ka abuzime nga tregtarët, dhe që Qeveri do të punojë për të përkrahur prodhimin vendor që të mos reflektohet rritja e çmimeve nga jashtë./REL/

Advertisement
Advertisement
Advertisement