Polonia publikon listën për ndeshjen ndaj Shqipërisë - Gazeta Express
string(52) "polonia-publikon-listen-per-ndeshjen-ndaj-shqiperise"

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 9:50

Polonia publikon listën për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 9:50

Polonia ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve për përballjen ndaj Shqipërisë në muajin mars.

Trajneri Jan Urban ka përzgjedhur 25 futbollistë, ku në krye të listës qëndron lideri i skuadrës, Robert Lewandowski.

Në listë figuron edhe Nicola Zalewski, megjithatë ai nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën ndaj Shqipërisë për shkak të pezullimit nga kartonët.

Në kampin polak duket se fokusi është jo vetëm te gjysmëfinalja, por edhe te finalja e mundshme e “play-off”-it të Botërorit, duke llogaritur kalimin përballë Shqipërisë.

Ndër risitë më të spikatura është ftesa për Oskar Piatkowski, vetëm 17 vjeç, i cili konsiderohet një nga lojtarët më premtues dhe shumë i pëlqyer nga tifozët. Futbollisti që aktivizohet me Porton ende nuk ka debutuar me ekipin e parë, por gjithsesi ka marrë besimin e stafit teknik.

Ndeshja Poloni–Shqipëri, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit, do të zhvillohet më 26 mars, në orën 20:45.

Advertisement
Advertisement
Advertisement