Zbulohet i ftuari i parë i Sylvinhos për ndeshjen e “play-offit” ndaj Polonisë - Gazeta Express
string(76) "zbulohet-i-ftuari-i-pare-i-sylvinhos-per-ndeshjen-e-play-offit-ndaj-polonise"

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 21:05

Zbulohet i ftuari i parë i Sylvinhos për ndeshjen e “play-offit” ndaj Polonisë

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 21:05

Një ditë para se të publikohet lista e kombëtares së Shqipërisë nga selektori brazilian, Sylvinho, tashmë është mësuar edhe i ftuari i parë.

Është Ernest Muçi që do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, për ndeshjen e rëndësishme të “play-offit” të Botërorit 2026.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i tij, Trabzonspor, përmes një postimi në “Facebook”.

Muçi është njëri ndër nëntë lojtarët e klubit turk që janë ftuar nga kombëtaret e tyre, derisa klubi iu ka dëshiruar suksese.

25-vjeçari – nën pronësinë e Besiktasit, por i huazuar te Trabzonspori – do të jetë pjesë e listës për ndeshjen e madhe ndaj Polonisë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit.

Muçi ka 16 paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë, në të cilat ka shënuar edhe tre gola.

Mesfushori sulmues kishte debutuar me Shqipërinë në nëntor të vitit 2021, nën drejtimin e Edoardo Rejas.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë për në Varshavë, për t’u përballur me kombëtaren polake me 26 mars, për një vend në finale, aty ku do të luante ndaj fituesit të ndeshjes Ukrainë – Suedi. Lista e plotë nga Sylvinho do të publikohet gjatë ditës së nesërme (e shtunë), në ora 10:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement