Përdorimi i bazave britanike nga SHBA’të – Ja ku mund të vendosen forcat amerikane - Gazeta Express
string(79) "perdorimi-i-bazave-britanike-nga-shbate-ja-ku-mund-te-vendosen-forcat-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 20:40

Përdorimi i bazave britanike nga SHBA’të – Ja ku mund të vendosen forcat amerikane

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 20:40

Pas tre javësh përplasjesh mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së – me Donald Trump që kritikonte vazhdimisht hezitimin e Keir Starmer për t’u përfshirë në luftën kundër Iranit – bazat britanike do të hapen për përdorim.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se kjo bëhet për “vetëmbrojtjen kolektive” të rajonit, përfshirë “operacionet mbrojtëse” që synojnë dobësimin e vendeve të raketave të përdorura për sulme ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, raporton Sky News, përcjell Gazeta Express.

Siç tregon edhe harta më poshtë, kjo do t’i japë SHBA-së më shumë lokacione pranë kësaj rruge ujore kyçe, përmes së cilës supozohet të kalojë një e pesta e furnizimit botëror me naftë.

Irani e ka mbyllur në mënyrë efektive këtë rrugë, gjë që ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës dhe ka ngritur shqetësime në Uashington.

Advertisement
Advertisement
Advertisement