Goli në minutën e dytë nga McTominay e dërgon Napolin mbi Milanin - Gazeta Express
string(65) "goli-ne-minuten-e-dyte-nga-mctominay-e-dergon-napolin-mbi-milanin"

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 20:32

Goli në minutën e dytë nga McTominay e dërgon Napolin mbi Milanin

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 20:32

Një gol i hershëm i Scott McTominayt mjaftoi që Napoli të fitonte 1-0 në transfertë ndaj Cagliarit në Serie A.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe me Napolin që u ngjitë në vendin e dytë në tabelë – ndoshta përkohësisht.

McTominay dhe Kevin De Bruyne luajtën së bashku për herë të parë pas pothuajse pesë muajsh.

Skocezi McTominay shënoi për 1-0 dhe golin e vetëm të takimit, në minutën e dytë të ndeshjes.

Napoli dominoi pjesën më të madhe të takimit, ndërsa Cagliari nuk arriti të kthehej në lojë, duke vazhduar pa fitore për shtatë ndeshjet e fundit.

Napoli tani ka katër fitore radhazi dhe ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Cagliari mbetet në vështirësi me vetëm dy pikë të fituara në shtatë ndeshjet e fundit.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 62 pikëve, dy më shumë se Milani në vendin e tretë, teksa Interi është i pari me 68 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement