Prishtina me njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj - Gazeta Express
string(53) "prishtina-me-njoftim-te-rendesishem-per-tifozet-e-saj"

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 18:21

Prishtina me njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 18:21

Prishtina ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj, para përballjes së fundjavës në Superligën e Kosovës.

Në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit kosovar, Prishtina do t’i bëjë konak liderit, Ballkanit.

Mirëpo, ndeshja nuk do të luhet si zakonisht në “Fadil Vokrri”, por në Kampin Nacional në Hajvali.

Klubi i Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se hyrja do të jetë falas për tifozë.

Kryeqytetasit kanë bërë me dije se tifozët do të kenë qasje në tribunën ballore, derisa ato prapa portave nuk do të jenë të hapura.

Këtë ndeshje, Prishtina do të luajë me trajnerin e ri, Alban Dragusha, pasi ai i mëparshmi, Afrim Tovërlani kishte dhënë dorëheqje pas humbjes nga Ferizaj në mesjavë.

Prishtina momentalisht është e katërta në tabelë me 38 pikë, derisa Ballkani është i pari me 45 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

Në dy përballjet e mëparshme në edicionin e sivjetëm të Superligës, secila skuadër e ka nga një fitore.

Fillimisht, Prishtina kishte fituar 1-0, derisa ndeshjen e dytë, Ballkani e kishte fituar 3-1.

Këto dy skuadra ishin përballur edhe në Kupën e Kosovës, në fazën e 1/8 së finales, në të cilën Ballkani kaloi në çerekfinale./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement