Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus është gati t’i ofrojë një kontratë trevjeçare yllit të Manchester City, Bernardo Silva, me një pagë prej të paktën 7 milionë eurosh në sezon.
Juventusi pritet t’i dërgojë ofertën kapitenit të Manchester Cityt, i cili mund të largohet si lojtar i lirë këtë verë, pasi kontrata e tij skadon në qershor.
Raporti thekson se klubi italian ka njoftuar tashmë agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, se është i gatshëm t’i ofrojë një marrëveshje trevjeçare, me opsion edhe për një sezon shtesë.
Edhe pse kjo nuk përputhet plotësisht me politikën e klubit për lojtarët mbi 30 vjeç, Juventusi është i gatshëm të bëjë përjashtim për shkak të cilësisë dhe përvojës së Silvës.
Negociatat për pagën pritet të nisin së shpejti, ndërsa bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë mes 7 dhe 8 milionë euro në sezon.
Sipas raportit, për Silvën ka interes edhe nga Barcelona, Inter Miami dhe Galatasaray, por lojtari nuk pritet të marrë vendim për të ardhmen e tij para muajit maj.