Unai Emery po synon ta fitojë për herë të pestë trofeun e Ligës së Europës.
Trajneri i njohur e fitoi tri herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin, ndërsa këtë herë synon ta bëjë me një ekip anglez.
Aston Villa e siguroi sonte kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Europës, pasi mposhti 2:0 skuadrën franceze, Lille.
Edhe në Francë, Aston Villa fitoi minimalisht 0:1, ndërsa sonte me golat e McGinn dhe Baileyt, e vulosi kualifikimin tutje.
Në çerekfinale, Aston Villa do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Roma – Bologna, e cila momentalisht ka shkuar në vazhdime.