Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga Serie A dhe Bundesliga - Gazeta Express
string(80) "trajneri-i-sllovakise-e-respekton-kosoven-kane-cilesi-nga-serie-a-dhe-bundesliga"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2026 20:30

Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga Serie A dhe Bundesliga

Futboll

Gazeta Express

19/03/2026 20:30

Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka folur me respekt të madh për Kosovën në prag të ndeshjes së play-offit, duke e cilësuar atë si një kundërshtar të fortë dhe të vështirë për t’u parashikuar.

Tekniku italian theksoi se mungesa e një prej lojtarëve kryesorë, kapitenit Amir Rrahmani nuk e dobëson ndjeshëm Kosovën, përkundrazi, skuadra mbetet shumë konkurruese në çdo repart.

“Mungesa e Rrahmanit, i cili luan për Napolin, është një humbje e madhe për Kosovën,” deklaroi Calzona, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtësit në strukturën e ekipit.

Megjithatë, ai shtoi se Kosova ka alternativa cilësore që e bëjnë një skuadër të rrezikshme: “Ata kanë shumë lojtarë cilësorë nga Serie A dhe Bundesliga dhe vlera e tregut të skuadrës së tyre është më e lartë se e jona. Është një ekip i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm.”

Këto deklarata vijnë në prag të një përballjeje vendimtare për të dyja përfaqësueset, ku një vend në fazën tjetër të play-offit është në lojë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement