Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjten listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës.
Në listën e lojtarëve Calzona ka përfshirë edhe dy yjet, kapitenin Milan Skriniar dhe mesfushorin me përvojë, Stanislav Lobotka.
Sllovakët do të përballen me Kosovën në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Ndeshja luhet më 26 mars në Stadiumin Nacional në Bratislavë.
Skriniar u lëndua në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit më 19 shkurt, në kuadër të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës. Që nga ajo kohë nuk ka luajtur fare. Ka raportime se Skriniar ka pas gjasa të paraqitet ndaj Kosovës.
Në dyshim është edhe lojtari me përvojë Stanislav Lobotka.
