Kamberi: NATO të rishikojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë pas provokimeve të vazhdueshme të Vuçiqit - Gazeta Express
string(107) "kamberi-nato-te-rishikoje-vendimin-per-zonen-tokesore-te-sigurise-pas-provokimeve-te-vazhdueshme-te-vuciqit"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 14:41

Kamberi: NATO të rishikojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë pas provokimeve të vazhdueshme të Vuçiqit

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 14:41

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke komentuar stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, tha se roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç në raste të tilla për të mbajtur stabilitetin në rajon.

“Zhvillimi i stërvitjeve ushtarake nga Serbia në territorin e Komunës së Bujanocit, në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, paraqet një çështje me rëndësi për mjedisin e sigurisë në rajon. Aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë”.

Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, Kamberi thotë se mbetet thelbësore që të  veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese.

“Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese. Ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon angazhim të vazhdueshëm për respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave. Shtimi i forcave të KFOR-it është e rëndësisë primare”.

Në fund, Kamberi kërkoi që NATO të rishikojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë.

“Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Tokësore të Sigurisë”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement