Tahir Batatina sqarohet në T7: Mesazhi im nuk ka pasur të bëjë me tragjedinë familjare të referit - Gazeta Express
string(96) "tahir-batatina-sqarohet-ne-t7-mesazhi-im-nuk-ka-pasur-te-beje-me-tragjedine-familjare-te-referit"

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 13:55

Tahir Batatina sqarohet në T7: Mesazhi im nuk ka pasur të bëjë me tragjedinë familjare të referit

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 13:55

Trajneri Tahir Batatina është bërë shënjestër e akuzave pas një bisede private, të publikuar nga referi i futbollit, Fatlum Berisha.

Ky i fundit insiston se trajneri i Llapit ia ka përmendur tragjedinë familjare, më saktësisht humbjen e djalit, gjatë bisedës që e zhvilluan mbrëmë në rrjetet sociale.

Trajneri kosovar ishte i mllefosur pas humbjes së Llapit nga Gjilani dhe e akuzoi referin Berisha se ia ka bërë padrejtë në atë ndeshje, ndërsa fjalia: “Njëherë të ka shiku Zoti dhe të shikon prapë edhe më keq”, nga shumëkush u pa si një goditje e rëndë në pikë të dobët për Berishën, respektivisht për rastin e tragjisë familjare.

Sidoqoftë, Batatina, përmes emisionit “Kosova Live” në T7 sot i kërkoi falje familjes së gjyqtarit të futbollit, nëse ata janë ndier keq, por ndërkohë insistoi se gjatë bisedës në Facebook nuk e pati fjalën për tragjedinë, por për një dënim që e kishte marrë referi Berisha nga FFK-ja.

“Nuk ka pasur fare të bëjë me atë që i ka ndodhur apo kur i ka ndodhur, do të thotë pjesa familjare nuk ka pasur të bëjë. Ajo frazë ka pasur të bëjë direkt me Fatlum Berishën, por për shkak të gabimeve të tij të qëllimshme apo të paqëllimshme, që ishte dënuar me katër ndeshje nga FFK-ja. Ai është munduar të viktimizohet. Qe 13 vjet jam trajner dhe nuk del gjyqtar që ankohet se e kam ofenduar apo kërcënuar. Nuk ka qenë asnjëherë ideja as mendimi e as shkrimi për djalin, siç pretendon referi Fatlum Berisha”, u shpreh Batatina në “Kosova Live”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement