U lëndua mbrëmë, kjo është gjendja e portierit të Barçës, Joan Garcia - Gazeta Express
string(67) "u-lendua-mbreme-kjo-eshte-gjendja-e-portierit-te-barces-joan-garcia"

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 12:27

U lëndua mbrëmë, kjo është gjendja e portierit të Barçës, Joan Garcia

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 12:27

Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë të qetë.

Sipas asaj që ka mësuar “Mundo Deportivo”, analizat mjekësore të kryera këtë të enjte në mëngjes për Joan Garcia e kanë përjashtuar çdo lloj lëndimi dhe portieri do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Rayo Vallecano, përcjell “Gazeta Express”.

Portieri “Blaugrana” ishte në dyshim pasi u ndje i shqetësuar fizikisht, por kontrolli mjekësor ka dhënë lajme pozitive për stafin teknik dhe skuadrën.

Rezultatet treguan se nuk ka lëndim, gjë që e hap rrugën që ai të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës në kampionat.

Kështu, Barcelona e merr një lajm të rëndësishëm në prag të sfidës ndaj Rayo Vallecanos, pasi Joan Garcia pritet të jetë normalisht pjesë e ekipit për këtë përballje. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement