Komisionerja e BE, Marta Kos, ka njoftuar për takimin që ka pasur me kryetaren e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe për vërjetjet që i ka dhënë asaj për ndërhyrjet e politikës në gjyqësor.
Kos ka thënë se i ka kërkuar Serbisë të pezullojë ligjet e reja deri të jepet vlerësimi për to nga Komisioni i Venecias.
“I thashë Kryetares së Parlamentit serb Ana Brnabic se hapat e fundit të ndërmarra nga autoritetet serbe për të frenuar pavarësinë e gjyqësorit të saj janë një shqetësim i madh.Ne presim që zbatimi i ligjeve të reja të gjyqësorit të pezullohet derisa Komisioni i Venedikut të japë mendimin e tij, dhe që autoritetet serbe ta respektojnë mendimin dhe t’i rishikojnë ligjet në përputhje me rrethanat” ka shkruar Kos.
Ajo gjithashtu ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.
“E kam informuar Kryetaren e Parlamentit për vlerësimin tonë të vazhdueshëm nëse Serbia ende i plotëson kushtet për pagesat sipas instrumenteve financiare të BE-së.Gjithashtu kërkova që të ndalen sulmet ndaj shoqërisë civile dhe gazetarëve”, ka përfunduar Kos.