Llapi i revoltuar me gjykimin: Batatina kërkon përgjigje nga FFK - Gazeta Express
string(63) "llapi-i-revoltuar-me-gjykimin-batatina-kerkon-pergjigje-nga-ffk"

Futboll

Gazeta Express

18/03/2026 16:25

Llapi i revoltuar me gjykimin: Batatina kërkon përgjigje nga FFK

Futboll

Gazeta Express

18/03/2026 16:25

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar ashpër pas ndeshjes së fundit të skuadrës së tij, duke vënë në pikëpyetje vendimet e arbitrave dhe duke kërkuar reflektim institucional nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Në një postim publik, Batatina ka theksuar se nëse ka pasur penallti të dyshimtë dhe një gol të anuluar padrejtësisht, atëherë është plotësisht e arsyeshme që të kërkohet transparencë dhe konsistencë në vendimmarrje. Sipas tij, këto elemente janë thelbësore për ruajtjen e besimit në garë.

“Problemi është kur gabimet përsëriten nga java në javë. Atëherë nuk duket më si rastësi, por diçka që dëmton jo vetëm ekipet, por gjithë kampionatin,” ka deklaruar Batatina, duke shtuar se futbolli duhet të vendoset në fushë, me meritë, e jo të ndikohet nga vendime të diskutueshme.

Kreu i shtabit teknik të Llapit ka kërkuar që gabimet e arbitrave të trajtohen në mënyrë institucionale nga FFK-ja, duke kritikuar gjithashtu qasjen që këto çështje të banalizohen nëpër analiza mediatike.

Në reagimin e tij, Batatina ka ngritur edhe shqetësimin për një trend të vazhdueshëm që, sipas tij, po e dëmton Llapin ndër vite. “Sa herë kemi momentum si skuadër, ndodhin situata që na pengojnë të bëjmë hapin e madh,” theksoi ai.

Në fund, trajneri llapjan ka nënvizuar se objektivat si pjesëmarrja në garat evropiane duhet të arrihen me meritë, ndërsa çdo perceptim për padrejtësi e ul vlerën e kampionatit.

“Ndeshja është për t’u humbur, por jo për t’u grabitur,” përfundoi Batatina, duke lënë të hapur edhe mundësinë për analizë të detajuar të rasteve kontestuese sipas rregullave të lojës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement