Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale - Gazeta Express
string(92) "rezoluta-per-iranin-zogaj-shqiperia-duhet-te-ruaje-orientimin-perendimor-mes-krizave-globale"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:20

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:20

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” nga Alba Alishani në RTSH 1, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me shtyrjen e një rezolute që lidhet me Gardën Revolucionare të Iranit.

Ai nënvizoi se rezolutat zakonisht janë akte konsensuale, të cilat duhet të paraprihen nga diskutime dhe shpjegime të qarta për publikun mbi arsyet dhe rëndësinë e tyre. Në kontekstin aktual ndërkombëtar, Zogaj theksoi se bota po përballet me konflikte asimetrike dhe situata të paprecedenta.

“Nuk kishte asnjë arsye për të shtyrë një rezolutë që s’ka asnjë lloj urgjence kur Garda Revolucionare e Iranit ka vite që është një organizat de facto terroriste në forma të tjera Shqipëria apo vende të tjera të botës e kanë thënë gjithmonë djalli është i zi dhe nuk bëhet më i zi”. Kjo ishte një lloj inskenimi për të marrë “zvarrë” opozitën e cila ka vështirësi për të hyrë në parlament kur respektohen procedurat, imagjinoni kur nuk respektohen. Rezolutat zakonisht janë konsensuale dhe përgatiten dhe shoqërohen dhe me diskutim që dhe populli të kuptoj se cila është arsyeja që bëhet sot kushtetutë. Duhen shpjeguar arsyet në kontestin e luftës, sot po zhvillohen disa konflikte asimetrike, bota po përjeton diçka që nuk e ka përjetuar më parë. Shqipëria si vend i vogël në gjithë këtë gjullurdi sigurisht do mbajë një busullë dhe e kemi thënë që është busulla e perëndimit SHBA-BE”, u shpreh Zogaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement