Dash Shehi “shpërthen” ndaj demokratëve: Nuk bëhen protesta javë për javë! Jeni budallenj nëse.... - Gazeta Express
string(90) "dash-shehi-shperthen-ndaj-demokrateve-nuk-behen-protesta-jave-per-jave-jeni-budallenj-nese"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:19

Dash Shehi “shpërthen” ndaj demokratëve: Nuk bëhen protesta javë për javë! Jeni budallenj nëse….

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:19

Dashamir Shehi ka komentuar ditën e sotme organzime nga Partia Demokratike për të cilat u shpreh se protestat po bëhen për të zgjatur jetëgjatësinë e Berishës në politikë, duke shtuar se ky i fundit e ka të sigurt fitoren në garën e 23 majit.

Në një intervistë të dhënë për Report. Tv Shehi u shpreh se dhe numri i protestuesve ka qenë në rënie duke theksuar se ata që i shkojnë prapa Berishës janë vetëm disa militantë të PD-së.

“Protestat vetëm shërbejnë për lidershipin personal. Protestat nuk po i bëjnë asgjë Edi Ramës. Njerëzit janë lodhur. Unë nuk kam parë në Europë që të dilet çdo javë në protest. Dilet kur ka një sebep, një ngjarje të madhe, nuk mund të bëhet kjo gjë javë për javë. Realiteti është që numrat në bulevard vijnë duke u zvogëluar” tha Shehi.

Ndërsa në lidhje me garën e hapur për të zgjedhur liderin e ri të PD-së, Shehi theksoi se Berisha e ka fitoren e sigurt, duke shtuar se nëse dikush mendon të kundërtën është budalla. Gjithashtu Shehi nënvizoi se shpresa e vetme për një PD ndryshe janë te disa deputetë të rinj brenda kësa force politike që kanë shfaqur qëndrime të kundërta me Berishën.

“Kush mendon se do të zgjidhet kryetar tjetër veç Berishës, hyn tek pjesa e budallenjve. S’ka për të pasur dhe as ka për të dalë njeri” shtoi më tej kreu i LZHK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement