Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në Evropë.
E njëri prej tyre është edhe Afrim Gashi, i cili luan për të rinjtë e Bayern Munichut, shkruan “Gazeta Express”.
17-vjeçari së fundmi e ka realizuar një gol spektakolar gjatë këtij muaji për gjigantin bavarez në duel me Hoffenheimin në U-17 DFB-Nachëuchsliga – Haurptrunde Liga 1.
Në fakt, qendërmbrojtësi shqiptar, i gjatë 191 centimetra, e goditi fuqishëm topin me të majtën nga distanca dhe topi shkoi si një raketë drejt portës, një gol spektakolar ky, të cilin mund ta shihni në videon më poshtë. /Gazeta Express