Karabinierët e Forlit në Itali arrestuan gjatë një operacioni antidrogë një shqiptar të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës. Aksioni u krye mes zonave të Civita Castellana dhe provincës së Viterbos, ku u arrestuan dje dy persona, të cilëve iu gjet një sasi e konsiderueshme droge. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 50-vjeçar dhe një 31-vjeçar me origjinë pakistaneze. Ata u arrestuan me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike. Si provë materiale u sekuestrua sasia prej 2,5 kg kokainë që po transportohen me makinë.
Policia e Forlit kishte monitoruar lëvizjet e pakistanezit, i cili besohet se ishte i përfshirë në trafik droge, për njëfarë kohe. Pika e kthesës erdhi kur ai u pa duke takuar shqiptarin pesëdhjetë vjeçar. Të dy më pas u larguan me makinë së bashku, duke ngjallur më tej dyshimet e hetuesve. Të bindur se të dyshuarit sapo kishin grumbulluar drogë, karabinierët i ndoqën dhe i ndaluan pranë pikës së pagesës së autostradës Orte, në zonën e Viterbos, ndërsa po udhëtonin përgjatë autostradës E45 drejt Romagnas. Një kontroll i automjetit dhe i personave që ndodheshin në të gjeti 2.5 kilogramë kokainë, mbi 4,000 euro në para të gatshme dhe tre telefona celularë. I gjithë materiali u sekuestrua, përfshi edhe makinën.
Dy personat e arrestuar u transferuan në burgun e Viterbos. Gjykatësi i gjykatës së Viterbos më pas konfirmoi arrestimet, duke urdhëruar paraburgim për njërin prej dy individëve.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...