Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët - Gazeta Express
string(73) "shqiptari-qe-jeton-ne-vjene-jep-detaje-per-tragjedine-ku-vdiqen-kosovaret"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 7:29

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 7:29

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre kosovarë dhe një tjetër nga Bosnja dyshohet se kanë vdekur në vendin e punës.

Në KlanKosova, Musliu tha se edhe një person ka pësuar lëndime, ndërsa po vazhdon trajtimin në spital.

“Sa i përket kombësisë, thuhet se janë shqiptarë, nga burime të sigurta e di që janë tre shqiptarë, kjo është e sigurt, një person thuhet se është nga Serbia e Jugut, nga Novi Pazari, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Ndërsa për kombësinë e të lënduarit ende nuk dihet gjë”, tha ai

Pos tjerash, avokati dha detaje edhe se si kishte ndodhur ky rast tragjik, madje edhe si u nxorën viktimat nga punishtja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement