Sipas “Gazzetta dello Sport”, Michele Di Gregorio ka humbur statusin e tij si portier i parë për pjesën e mbetur të sezonit, dhe pritet që Mattia Perin të jetë portieri kryesor i Juventus deri në sezonin 2026-27.
Di Gregorio ka bërë një seri gabimesh të dukshme gjatë sezonit 2025-26, gjë që çoi në pezullimin e tij për katër ndeshjet e fundit, mes Serie A dhe ndeshjes së dytë të “play-offit” të Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt. Trajneri Luciano Spalletti kishte sugjeruar se Perin do të luante dy ose tre ndeshje për të ulur presionin mbi Di Gregorio, por ky numër tani ka arritur në katër, dhe raportohet se situata nuk pritet të ndryshojë deri në fund të sezonit.
Pas kësaj, ka mundësi që as Di Gregorio dhe as Perin të mos qëndrojnë te Juventus pas merkatos së verës.
Sipas “The Pink Paper”, Juventus duhet të arkëtojë rreth 11 milionë euro për të shmangur humbjen kapitale mbi Di Gregorio, i cili ishte huazuar me detyrim blerjeje nga Monza për rreth 18 milionë euro në verën e 2024.
Di Gregorio ende mund të ketë opsione në Serie A dhe nuk përjashtohet që një klub tjetër ta transferojë këtë verë.
Perin, 33 vjeç, nuk ka qenë kurrë zgjedhja kryesore e Juventusit dhe është e vështirë që të marrë vendin e parë nëse klubi sjell një portier të ri këtë verë, gjë që raportohet si e mundshme.
Ai ishte lidhur me një kalim te Genoa në janar dhe nuk përjashtohet që të kërkojë përsëri një lëvizje si një “last dance” si portier i parë në Serie A me kontratën aktuale që i skadon pas pak më shumë se një viti.
Në javët e fundit, portierë të tjerë janë lidhur me Juventusin, përfshirë Alisson Becker (Liverpool), Guglielmo Vicario (Tottenham) dhe Emiliano Martinez (Aston Villa).
“Gazzetta dello Sport” raporton se portieri “i ëndrrave” për Juventusin do të ishte Marco Carnesecchi i Atalanta, por 25-vjeçari pritet të mos vijë lirë.
Nëse klubi do të sjellë një portier të ri për të shërbyer si zëvendësues, lista e rekomanduar përfshin: Ivan Provedel (Lazio), Lorenzo Montipo (Hellas Verona), Wladimiro Falcone (Lecce), Emil Audero (Cremonese) dhe Federico Ravaglia (Bologna)./GazetaExpress/