“Edhe Rogertit ia kanë përmendur djalin dhe duhet t’u vijë turp, por është loja e tyre”
Vëllai i Rogertit, Xhulio, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka reaguar lidhur me deklaratat e babait të Selin të bëra në “Fan Club”.
“Përmes ju i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë”, ishte mesazhi i babait të banores së “Big Brother VIP 5”, ditën e diel.
Ndërkohë vëllai i Rogertit tha se do ishte më mirë që të telefononte familjen, sesa të jepte deklarata të tilla publike, duke theksuar se komunikimi i drejtpërdrejtë do të shmangte keqkuptimet.
“Do ishte mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Rrugët i ka të hapura, por ne nuk duam konflikt. Mund ta marrë babain në telefon kur të dojë dhe të flasin, të bien dakord. Më mirë të qetësohen, aty brenda ndodhin edhe gjëra të bukura, qeshin me njëri-tjetrin, bëjnë edhe shaka. Ne e ndjekim Rogertin, duhet më mirë të qetësohemi dhe t’i lëmë gjërat nga jashtë, se nuk ia vlejnë. Rogerti po luan lojën e vet si të tjerët. Unë kur hyra i thashë bëni lojë më të bukur. Edhe Rogertit ia kanë përmendur djalin dhe duhet t’u vijë turp, por është loja e tyre”, tha vëllai i Rogertit.