Raportimet më të fundit në Itali sugjerojnë se një transferim i Alessandro Bastonit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm për Barcelonën.
Qendërmbrojtësi italian është një nga lojtarët që Interi mund të vendosë ta shesë këtë verë dhe gjithashtu ka tërhequr interesin e Liverpoolit në Premierligë.
Derisa muajin e kaluar dukej se Bastoni po përgatitej të rinovonte kontratën e tij në Milano, një ndryshim qasjeje tek Interi ka bërë që klubi të dëgjojë oferta për lojtarin.
Fillimisht, një shifër rreth 70 milionë euro u konsiderua e mjaftueshme për ta bindur Interin, ndërsa Bastoni ka ende dy vite kontratë dhe kërkon rreth 5 milionë euro net në vit (€10m bruto në Spanjë).
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter mund të jetë i gatshëm të negociojë për 50 milionë euro të fiksuara plus disa variabla.
“Nerazzurri” po planifikojnë një rindërtim këtë verë, dhe Bastoni konsiderohet si një lojtar i shfrytëzueshëm për të mbledhur fonde.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka hasur kritika nga tifozët e Interit, duke u shoqëruar me fishkëllima dhe kritika të mëdha për një simulim ndaj Juventusit.
Interesi i Barcelonës nuk është i ri, dhe sipas gazetarit Matteo Moretto, Bastoni do të ishte i gatshëm të bashkohej me klubin katalanas.
Ai është gjithashtu zgjedhja e preferuar e Decos, por ende nuk është e qartë nëse Barcelona do të shpenzojë shumë për një qendërmbrojtës.
Prioritet mbetet një sulmues qendre, dhe një transferim për Bastonin mund të shkojë përtej mundësive të tyre.
Nga ana tjetër, Liverpooli ka burime financiare që nuk do të ishin problem për ta, por nëse çmimi bëhet më i arsyeshëm, Barcelona mund të tërhiqet nga mundësia për të bërë investimin e parë të madh në mbrojtje që nga ardhja e Jules Kounde./GazetaExpress/