Sipas gazetarit Miguel Delaney nga “The Independent”, Milani po kërkon “aktivisht” një sulmues të ri për verë dhe Troy Parrott është një nga opsionet për “Rossonerët”.
Klubi i tij aktual, AZ Alkmaar, është i hapur për ta shitur lojtarin gjatë kësaj vere dhe pritet të kërkojë rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.
Megjithatë, Milani nuk është i vetmi klub i interesuar.
Interesim për Parrottin kanë shfaqur edhe Fulham në Premierligë, Real Betisi në La Liga dhe VfL Wolfsburg në Bundesliga.
Parrott ka pasur një formë shumë të mirë që nga transferimi nga Tottenham Hotspuri tek AZ Alkmaar.
Ai ka realizuar 28 gola në 52 ndeshje në Eredivisie, ndërsa vetëm këtë sezon ka 14 gola në 22 ndeshje kampionati, plus katër gola në kupë dhe nëntë në 13 paraqitje në Ligën e Konferencës.
Sulmuesi 24-vjeçar ka bërë histori edhe me Republikën e Irlandës.
Në nëntor, ai shënoi dy gola në fitoren surprizë 2-0 ndaj Portugalisë dhe më pas realizoi një “hat-trick” në fitoren 3-2 në transfertë ndaj Hungarisë, duke siguruar kualifikimin e kombëtares së tij në Kupën e Botës 2026.
Me këtë arritje, Parrotti u bë lojtari i parë që shënon “hat-trick” si mysafir në një ndeshje zyrtare për Irlandën dhe i pari që realizon tre gola në një ndeshje për kombëtaren që nga Robbie Keane, 11 vite më parë./GazetaExpress/