Joseph: Nuk është e qartë pse Albin Kurti nuk e propozoi Vjosa Osmani për presidente, ngre dilema për motivet - Gazeta Express
string(107) "joseph-nuk-eshte-e-qarte-pse-albin-kurti-nuk-e-propozoi-vjosa-osmani-per-presidente-ngre-dilema-per-motivet"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 7:03

Joseph: Nuk është e qartë pse Albin Kurti nuk e propozoi Vjosa Osmani për presidente, ngre dilema për motivet

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 7:03

Ish-zyrtari amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph, e ka përshkruar situatën aktuale politike në Kosovë si një “katastrofë” dhe “krizë artificiale”.

Në një intervistë për Radio Kosova, ai ka theksuar se zhvillimet e fundit politike kanë prodhuar një kaos institucional që po dëmton funksionimin demokratik të vendit. Sipas tij, dështimi i kryeministrit Albin Kurti për të përmbushur detyrat kushtetuese ka kontribuar drejtpërdrejt në këtë situatë.

Joseph nënvizoi se kjo gjendje jo vetëm që dobëson proceset demokratike dhe reformuese në Kosovë, por gjithashtu rrit ndikimin e Serbia dhe e vështirëson pozitën ndërkombëtare të vendit.

I pyetur për arsyet pse Kurti nuk e propozoi sërish Vjosa Osmani për presidente, Joseph u shpreh se është e vështirë të përcaktohen motivet reale të politikanëve dhe se nuk mund të japë përgjigje të sakta. Ai ngriti disa pyetje për debat publik, duke përfshirë mundësinë e mungesës së besimit politik, dëshirën për kontroll më të madh institucional apo edhe tensione të mundshme personale.

“Ky është një spekulim, dhe unë nuk u përgjigjem spekulimeve. Është shumë e vështirë të dihen motivet e njerëzve. Mund të jetë e vështirë të kuptohen motivet edhe në politikën e jashtme të vendeve, por është edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për politikanë individualë: cili ishte faktori i vërtetë motivues? Unë mund të parashtroj disa pyetje që të tjerët në Kosovë mund t’i diskutojnë dhe t’u japin përgjigje: A kishte frikë se nuk mund ta kontrollonte Vjosa Osmani? A ishte ky motivi i tij? A donte të kishte kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet, përfshirë edhe presidencën? A dëshironte një situatë si në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka një president më të qetë dhe kështu arrin të dominojë skenën politike? A kishte ndonjë pakënaqësi apo tension personal ndërmjet tyre që mund të ketë ndikuar në këtë situatë? Ndoshta këto kanë qenë disa nga arsyet”, tha ai.

Megjithatë, ai theksoi se këto mbeten vetëm spekulime dhe se arsyet e vërteta mund të jenë të ndryshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement