Zv.kryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar në RTK se e vërteta është që nuk ka pasur vota të mjaftueshme për Vjosa Osmanin në Kuvend për t’u rizgjedhur në postin e Presidentes.
Ajo po ashtu hodhi dyshime edhe në votat e LDK-së duke aluduar se as partia e Abdixhikut s’ka pasur mbështeje për Osmanin.
“Unë kam shumë arsye të besoj që zonja Presidente madje edhe vetë beson në atë se çka kanë mundur t’i thonë përfaqësuesit e LDK-së në bisedë direkte me të. Nuk dyshoj që Lumir Abdixhiku, i cili të vertetën ia fsheh publikut, mund t’ia ketë fshehur edhe presidentes Osmani… nëse ka biseduar direkt me të…E vërteta është që nuk ka pasur vota të mjaftueshme”, tha ajo.
“E vërteta tjetër është që natyrisht 7 deputetët e partisë Guxo nuk kanë pasur asnjë dilemë për t’ia dhënë votat presidentes Osmani”, tha Gërvalla, transmeton Express.