Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(41) "almir-kryeziu-ylli-i-javes-ne-superlige-4"

Sport

Gazeta Express

16/03/2026 11:15

Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligë

Sport

Gazeta Express

16/03/2026 11:15

Almir Kryeziu është zgjedhur “Ylli i Javës” i xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Ylli i Ballkanit shkëlqeu në fitoren e pastër, 3:0 ndaj Dritës duke e shënuar një gol dhe duke e dhuruar një asistim, prandaj edhe me plot meritë u zgjodh lojtari më i mirë i xhiros, në vlerësimin që e bëri Komisioni i Veteranëve të Futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin FC Ballkani dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement