PD mbledh sot Kryesinë! Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në Statut, temat që pritet të diskutohen - Gazeta Express
string(107) "pd-mbledh-sot-kryesine-nga-protesta-kuvendi-kombetar-dhe-ndryshimet-ne-statut-temat-qe-pritet-te-diskutohen"

Shqiperi

Gazeta Express

16/03/2026 10:47

PD mbledh sot Kryesinë! Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në Statut, temat që pritet të diskutohen

Shqiperi

Gazeta Express

16/03/2026 10:47

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë e Partisë, ku do të merren vendime me rëndësi për këtë force politike.

Sipas burimeve për News24, mbledhja do të nisë në orën 12:00, dhe ku do të fillojë me diskutime për protestën e datës 22 mars.

Kjo proteste vjen pas aktit te socialisteve për të mos lejuar SPAK-un, për të arrestuar deputeten Belinda Balluku.

Ndërsa një tjetër pikë e rendit të ditës, është edhe miratimi i datës se kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar, e gjithashtu edhe për pozicionet e tjera të rëndësishme të partisë.

Po ashtu pika e fundit e rendit të ditës së kryesisë së PD-së, do të jetë edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të shërbejë për të miratuar ndryshime statutore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement