Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka dhënë një intervistë të gjerë për BBC-në, në të cilën thotë se Udhëheqësi i ri Suprem Mojtaba Khamenei është i sigurt dhe aktualisht qeveris vendin.
Duke folur për programin PM të BBC Radio 4, Ali Bahreini thotë se zgjedhja e Khameneit është “tregues si i stabilitetit ashtu edhe i vazhdimësisë” së Iranit, transmeton Gazeta Express.
Ai u pyet gjithashtu për Ngushticën e Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë dhe pika më e rëndësishme e tranzitit të naftës.
“Ngushtica e Hormuzit është e prekur nga një situatë lufte”, thotë ai. “Për këtë arsye, askush nuk mund të presë që tranzitet të jenë normale”.
Ai thotë se Irani “nuk është kundër përdorimit paqësor” të Ngushticës dhe ajo që po bën Teherani është të mos lejojë “Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin të krijojnë ndonjë kërcënim kundër nesh në atë rajon”.
“Irani po mbron veten. Kjo mbrojtje do të vazhdojë deri në pikën kur agresorët të ndalen. Për ne, fundi i luftës është kur agresorët ta ndalojnë këtë luftë. Irani nuk e filloi këtë luftë. Ishin SHBA-të dhe Izraeli që e filluan këtë luftë”, thotë ai.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...