Një incident i rëndë sigurie është regjistruar në veri të Detroit, në zonën West Bloomfield, në shtetin amerikan të Michigan.
Sipas raportimeve fillestare, një person i armatosur përplasi me kamion hyrjen e një sinagoge hebraike dhe më pas u raportuan edhe të shtëna me armë zjarri.
Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, sipas informacioneve paraprake, kanë arritur të lokalizojnë autorin e dyshuar, ka transmetuar Panorama.
Nga ndërtesa e sinagogës janë parë gjithashtu re tymi që dalin nga çatia, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionin dhe hetimet në zonë.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e autorit apo për origjinën e tij, ndërsa mediat raportojnë se nuk është e qartë nëse ai ka lidhje me Iranin.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...