Të paktën dy persona u plagosën pas të shtënave me armë zjarri brenda një ndërtese në Old Dominion University në shtetin e Virginia, mëngjesin e së enjtes.
Autori i dyshuar është i vdekur, bëjnë të ditur autoritetet, të cilat sqarojnë se ai u “neutralizua”.
Të shtënat u dëgjuan pak para orës 10:50 sipas kohës lokale, në ndërtesën Constant Hall në kampusin universitar në Norfolk.
Të plagosurit u transportuan në një spital lokal, sipas CNN, i cili citon universitetin. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ka transmetuar Panorama.
Policia e universitetit, policia e Norfolk dhe ekipet e emergjencës reaguan menjëherë ndaj incidentit, njofton universiteti. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu edhe agjentë specialë të Bureau of Alcohol, Tobacco, Firearms and Explosives (ATF), agjencia federale amerikane që merret me çështjet e armëve.
Universiteti anuloi mësimet dhe aktivitetet në kampusin kryesor për pjesën e mbetur të ditës. “Ju lutemi shmangni zonën brenda dhe përreth Constant Hall, ku ekipet e emergjencës po vazhdojnë punën”, thuhet në njoftimin e universitetit.
“Old Dominion University” ka rreth 24 mijë studentë, sipas të dhënave të vetë institucionit.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...