Lufta në Lindjen e Mesme, kryeministri indian flet me presidentin iranian: Shqetësuese përshkallëzimi i tensioneve - Gazeta Express
string(112) "lufta-ne-lindjen-e-mesme-kryeministri-indian-flet-me-presidentin-iranian-shqetesuese-pershkallezimi-i-tensioneve"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 18:53

Lufta në Lindjen e Mesme, kryeministri indian flet me presidentin iranian: Shqetësuese përshkallëzimi i tensioneve

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 18:53

Presidenti i Iranit, Narendra Modi, ka shkruar se ka folur me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme.

Modi ka shkruar në Facebook se shpreh keqardhje për përshkallëzimin e tensioneve.

“Pata një bisedë me Presidentin iranian, Dr. Masoud Pezeshkian, për të diskutuar situatën serioze në rajon. Shpreha shqetësim të thellë për përshkallëzimin e tensioneve dhe humbjen e jetëve civile, si dhe dëmtimin e infrastrukturës civile”.

“Siguria dhe mbrojtja e shtetasve indianë, së bashku me nevojën për tranzit të papenguar të mallrave dhe energjisë, mbeten prioritetet kryesore të Indisë. Ritheksova angazhimin e Indisë për paqe dhe stabilitet dhe kërkova dialog dhe diplomaci”, ka shkruar ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement