Rreth 3 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, pyet Hoti: Cilat projekte u realizuan, ku shkuan ato para? - Gazeta Express
string(110) "rreth-3-miliarda-euroinvestime-kapitale-per-kater-vjet-pyet-hoti-cilat-projekte-u-realizuan-ku-shkuan-ato-para"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 18:26

Rreth 3 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, pyet Hoti: Cilat projekte u realizuan, ku shkuan ato para?

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 18:26

Deputeti i LDK-së, Avdulah Hoti ka thënë se gjatë viteve 2021-2025, janë shpenzuar rreth 3 miliardë euro për investime kapitale.

Ai ka pyetur se cilat janë projektet e kryera, të cilat është e vështirë të identifikohen.

“Nga analiza e buxhetit rezulton se gjatë viteve 2021-2025 janë shpenzuar afër 3 miliard euro në shpenzime kapitale nga buxheti i shtetit. Pasi të hiqen investimet e komunave, që janë relativisht në shuma të vogla, është vështirë të identifikohen projektet ku janë shpenzuar gjithë këto mjete. Rrugët kryesore rajonale janë ende të papërfunduara, sikurse edhe autostrada e Anamoravës, që nënkupton se ato ende nuk janë paguar”.

“Dy projekte të mëdha, hekurudha për Durrës dhe tuneli Prizren-Tetovë, që pritej të shpenzonin pjesë të madhe të buxhetit për investime kapitale, as nuk kanë nisur. Atëherë ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement