Osmani pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike dhe “rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi demokratik” - Gazeta Express
string(105) "osmani-pret-prattipatin-flasin-per-zhvillimet-politike-dhe-rendesine-e-ruajtjes-se-nje-mjedisi-demokratik"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 17:57

Osmani pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike dhe “rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi demokratik”

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 17:57

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, gjatë të cilit, siç njofton Presidenca, u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Presidenca tha se Osmani i ka theksuar asaj “përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke ritheksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement