Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kriza institucionale në Kosovë nuk është vetëm politike apo kushtetuese, por lidhet me mungesën e kulturës së kompromisit.
“Ideja mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës nuk është ide e dominimit politik, por ide e kompromisit”, ka shkruar Gashi në një reagim publik.
Ai thekson se edhe vetë pavarësia e vendit është rezultat i një kompromisi historik, duke iu referuar vizionit të Ibrahim Rugova.
Sipas tij, kjo filozofi është reflektuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.
“Kushtetuta e Kosovës është ndër dokumentet më gjithëpërfshirëse në Evropë për mbrojtjen e komuniteteve dhe balancat institucionale”, ka theksuar ai.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...