Ramush Haradinaj në varrimin e nipit të Agim Çekut: Ndarje e rëndë, uroj që familja ta gjejë forcën - Gazeta Express
string(97) "ramush-haradinaj-ne-varrimin-e-nipit-te-agim-cekut-ndarje-e-rende-uroj-qe-familja-ta-gjeje-forcen"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 14:47

Ramush Haradinaj në varrimin e nipit të Agim Çekut: Ndarje e rëndë, uroj që familja ta gjejë forcën

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 14:47

Ramush Haradinaj nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës mori pjesë në varrimin e Yll Çekut, nipit të ish-komandantit të UÇK-së, gjeneralit veteran, Agim Çeku.

“Sot në Qyshk të Pejës i dhamë lamtumirën e fundit Yll Çekut. Një ndarje e rëndë nga jeta, që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Haradinaj tha se bashkëndjen me Agim Çekun dhe prindërit e Yllit.

“Bashkëndjej me mikun tim Agimin për humbjen e nipit të tij, si dhe me prindin e Yllit, Arsimin, si dhe gjithë familjen Çeku, duke uruar ta gjejnë forcën për ta përballuar dhimbjen. Ylli u prehtë në paqe!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement