Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Bodo/Glimt e shohin veten më afër çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” e fituan duelin kryesor të natës ndaj Manchester Cityt me epërsi të lartë, 3:0, shkruan “Gazeta Express”.
Federico Valverde ka qenë hero i “Mbretërve” pasi realizoi “hat-trick” në pjesën e parë në atë që mund të konsiderohet si loja e tij më e mirë në karrierë.
Ndërkohë, kampionët aktualë të Evropës e mposhtën Chelsean po ashtu me epërsi të thellë, 5:2.
Bradley Barcola, Ousmane Dembele, Vitinha dhe Khvicha Kvaratskhelia dy herë, i shënuan golat e ekipit të Luis Enriques.
Kurse, golat për kampionët aktualë të botës i realizuan Malo Gusto dhe Enzo Fernandez.
E mrekullia e këtij kompeticioni e mposhti Sporting Lisbonën me rezultat të pastër, 3:0.
Golat për vendësit i shënuan Fet, Blomberf dhe Heigh. /Gazeta Express
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...