Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kantonin Fribourg të Zvicrës, ku një autobus me udhëtarë u përfshi nga flakët.
Mediat zvicërane raportuan se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit, dhe disa të tjerë u plagosen.
Incidenti ndodhi rreth orës 18:25 në qendër të Kerzers, teksa autoritetet po hetojnë mundësitë nëse zjarri u vë qëllimisht.
Lidhur me rastin, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, deklaroi për IndeksOnline se ende nuk kanë asnjë informacion nëse në mesin e viktimave ose të lënduarve – ka shqiptarë.
“Nuk kemi ende asnjë informacion. Policia nuk i ka identifikuar viktimat” pohoi shkurtimisht Latifi.
Në videot që qarkulluan dje në rrjete sociale, ku shihen flakë të mëdha teksa kaplojnë autobusin, dëgjohen britma e të folura edhe në gjuhën shqipe.
“O nuk e di bre, po thonë se një njeri e ka kallë veten” dëgjohen disa qytetarë, pak metra larg autobusit.
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...