Rrahje mes disa personave në Pejë - Lëndohen dy, tre në arrati - Gazeta Express
string(59) "rrahje-mes-disa-personave-ne-peje-lendohen-dy-tre-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 17:43

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 17:43

Një rrahje mes shtatë personave ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pejës, më saktësisht në stacionin e autobusëve.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ky i fundit bëri të ditur se si pasojë e rrahjes dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa tre janë në arrati.

“Rreth orës 13:56, policia është njoftuar për një përleshje në stacionin e autobusëve, në Pejë. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke dalur në vendin e ngjarjes. Nga raporti fillestar, mund të konfirmoj se 7 persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Katër prej tyre janë shoqëruar në stacion policor, teksa dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi Gashi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement