Suspendohet nga detyra gardiani që u përfshi në plagosjen në Skenderaj, punonte në burgun e Dubravës - Gazeta Express
string(99) "suspendohet-nga-detyra-gardiani-qe-u-perfshi-ne-plagosjen-ne-skenderaj-punonte-ne-burgun-e-dubraves"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 15:12

Suspendohet nga detyra gardiani që u përfshi në plagosjen në Skenderaj, punonte në burgun e Dubravës

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 15:12

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është suspenduar nga detyra  Ç.Sh, i punësuar në burgun e Dubravës, pasi që i njëjti është përfshirë në një rast të konfliktit i cili ka përfunduar me plagosje.

Njoftimi:

Njoftim nga SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme.

Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement