Maqedonci: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO - Gazeta Express
string(49) "maqedonci-objektivi-yne-eshte-anetaresimi-ne-nato"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 12:36

Maqedonci: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 12:36

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, që FSK të jap kontribut për paqen dhe stabilitetin.

Ai kështu është shprehur në takimin që ka zhvilluar me Blanca Hereza U.D- Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s.

“Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement