Vjosa Osmani: Kurti u zotua se do përkrahte kandidaturën time, më tha se je Presidentja më e mirë e shekullit 21 - Gazeta Express
string(110) "vjosa-osmani-kurti-u-zotua-se-do-perkrahte-kandidaturen-time-me-tha-se-je-presidentja-me-e-mire-e-shekullit-21"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 21:15

Vjosa Osmani: Kurti u zotua se do përkrahte kandidaturën time, më tha se je Presidentja më e mirë e shekullit 21

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 21:15

Vjosa Osmani tha se Albin Kurti është zotuar “që ne do vazhdojmë bashkë si ky binomi që i dha shpresë Kosovës, duke e vlerësuar punën time deri në superlativ, duke thënë je presidentja më e mirë e shekullit 21”, shpalosi detaje Osmani nga takimet me Kurtin.

Osmani tha se edhe para edhe pas zgjedhjeve i ka pas këto vlerësime Kurti për të.

“Ka qenë vetë zotimi i kryeministrit Kurti që do më përkrahte në një kauzë të tillë e cila është në interes të Kosovës, duke e kualifikuar vetë që bashkimi ynë si binom është diçka për të cilën Republika jonë ka nevojë akoma…Po flas për diskutimet tona”, vijoi ajo.

“14 shkurt 2021 ne morëm mbi 400 mijë vota bashkë dhe atëherë kryeministru u zgjodh kryeministër dhe me votat e përbashkëta që i morëm unë u zgjodha presidente dhe udhëhoqëm këtë vend së bashku…”, tha tutje Osmani te gazetari Çim Peka, transmeton Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement