Konjufca takon ambasadorin e Japonisë: U diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve - Gazeta Express
string(127) "konjufca-takon-ambasadorin-e-japonise-u-diskutua-per-thellimin-e-bashkepunimit-ekonomik-dhe-shkembimeve-tregtare-mes-dy-vendeve"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 13:55

Konjufca takon ambasadorin e Japonisë: U diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 13:55

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës, Hiroyasu Tanigaki.

Në këtë takim, Tanigaki ka uruar Konjufcën për marrën e detyrës dhe kanë diskutuar për interesat dhe vlerat e përbashkëta që e forocojnë lidhjen mes dy vendeve.

“Gjatë bisedës u trajtua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO në Japoni, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve. U përmend gjithashtu se Universiteti i Prishtinës tashmë ofron kurse të gjuhës japoneze, duke krijuar një urë të re bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Në takim u theksua edhe përputhja e qëndrimeve gjeopolitike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe përkushtimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Zëvendëskryeministri Konjufca gjithashtu i përcolli urimet e tij Japonisë për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin e Kryeministres së re”, thuhet në njoftim të MPJD-së.

Në këtë njoftim thuhet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Japoninë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement