Prioritet i Realit është përforcimi i mesfushës, “Los Blancos” e kanë një listë me emra - Gazeta Express
string(84) "prioritet-i-realit-eshte-perforcimi-i-mesfushes-los-blancos-e-kane-nje-liste-me-emra"

Futboll

Gazeta Express

09/03/2026 12:00

Prioritet i Realit është përforcimi i mesfushës, “Los Blancos” e kanë një listë me emra

Futboll

Gazeta Express

09/03/2026 12:00

Real Madridi është i vetëdijshëm për kufizimet që skuadra i ka shfaqur në mesfushë në këtë sezon dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po punojnë për ta përforcuar këtë repart në afatin kalimtar të verës.

Synim është të shtohet në skuadër një lojtar i nivelit të lartë që mund ta marrë rolin e dirigjentit të lojës në qendër të fushës.

Ndër emrat më të përfolur vazhdon të rikthehet me insistim ai i Rodrit, mesfushorit të Manchester City, i cili ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2027, përcjell “Gazeta Express”.

Mesfushori spanjoll është një nga lojtarët më të vlerësuar në botë në rolin e tij dhe konsiderohet profili ideal për ta balancuar mesfushën e madrilenëve.

Megjithatë, “operacioni” për të arritur te Rodri nuk pritet të jetë i lehtë.

Lojtari po e vlerëson edhe mundësinë e vazhdimit të kontratës me kampionët e Anglisë dhe shumë do të varet nga planet e trajnerit Pep Guardiola për të ardhmen e skuadrës në Manchester.

Për këtë arsye, drejtuesit e Real Madrid po monitorojnë edhe alternativa të tjera për mesfushën.

Në listën e klubit janë disa profile që mund ta përforcojnë repartin qendror dhe që po ndiqen me kujdes nga skautët e klubit në funksion të “pazarit” së verës.

Ideja e klubit është ta shtojë një lojtar që mund ta kombinojë cilësinë teknike me forcën fizike dhe inteligjencën taktike në mesfushë.

Në listë janë emrat si Adam Wharton, Kees Smit dhe Vitinha.

Objektivi kryesor mbetet megjithatë Rodri, i cili konsiderohet si profili ideal për ta marrë kontrollin e lojës dhe për të garantuar ekuilibër në mesfushën e madrilenëve në vitet e ardhshme. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement