Tortoshi: Zhegrova duhet të luajë nga fillimi ndaj Sllovakisë - Gazeta Express
string(60) "tortoshi-zhegrova-duhet-te-luaje-nga-fillimi-ndaj-sllovakise"

Futboll

Gazeta Express

08/03/2026 22:12

Tortoshi: Zhegrova duhet të luajë nga fillimi ndaj Sllovakisë

Futboll

Gazeta Express

08/03/2026 22:12

Trajneri i mirënjohur kosovar, Jusuf Tortoshi është pjesë e panelit në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ai ka dhënë një deklaratë të fuqishme përgjatë diskutimit rreth ndeshjes së kombëtares së Kosovës me Sllovakinë.

Ai ka thënë se një lojtar duhet të startojë nga fillimi, edhe pse nuk po luan shumë me skuadrën e tij.

“Edon Zhegrova duhet të luajë nga fillimi me Kosovës ndaj Sllovakisë”, ka thënë Tortoshi.

Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë me 26 mars, me ndeshjen që luhet në kuadër të “play-offit” për Botëror.

Fituesi i kësaj ndeshje do të lujë në finale me 31 mars ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement