Lufta në Lindjen e Mesme futet në javën e dytë, Katari hap pjesërisht hapësirën ajrore - plagoset pasardhësi i Khameneit - Gazeta Express
string(117) "lufta-ne-lindjen-e-mesme-futet-ne-javen-e-dyte-katari-hap-pjeserisht-hapesiren-ajrore-plagoset-pasardhesi-i-khameneit"

Lajme

Gazeta Express

08/03/2026 7:16

Lufta në Lindjen e Mesme futet në javën e dytë, Katari hap pjesërisht hapësirën ajrore – plagoset pasardhësi i Khameneit

Lajme

Gazeta Express

08/03/2026 7:16

Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa konflikti mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael ka hyrë në javën e dytë.

Përplasjet ushtarake janë zgjeruar në disa vende të rajonit, përfshirë Libanin dhe shtetet e Gjirit, duke shkaktuar viktima dhe tensione të mëdha në gjithë zonën.

Në Liban, përleshjet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar. Sipas raportimeve të fundit, të paktën tre ushtarë janë plagosur, ndërsa sulmet ajrore izraelite kanë goditur disa zona në jug të vendit dhe në periferi të Bejrutit.

Lufta në Lindjen e Mesme po thellon përplasjet mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi pas lajmit se Britania e Madhe do të dërgojë avionë në Lindjen e Mesme, pas intensifikimit të sulmeve. Ai shënjestron kryeministrin Starmer, duke thënë se nuk ka nevojë për ndihmën e tij, pasi e ka fituar luftën.

Sulmet izraelite në Liban këtë javë kanë shkaktuar deri tani 294 të vdekur dhe 1023 të plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë fluturime me charter nga Dubai në fillim të javës së ardhshme për shtetasit britanikë që dëshirojnë të largohen nga rajoni, duke u bazuar në situatën aktuale në terren.

Iran ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrim, por ka paralajmëruar se anijet amerikane dhe izraelite mund të jenë objektiv i ushtrisë iraniane./Top Channel

Advertisement
Advertisement
Advertisement