Shërbimi i Kërkim Shpëtimi Malor të Kosovës, ka njoftuar se është shpëtuar një shtetase italiane në zonën e Brezovicës në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Në njoftim shtohet se, ShKShMK ka zhvilluar operacionin me dy ekipe që kanë zhvilluar operacionin nga qendra skitare e Brezovicës, ekipi i parë ka reaguar menjëherë duke ofruar ndihmën e parë dhe ka bërë imobilizimin e të aksidentuarës, dhe se ekipi i dytë është bashkuar me pajisje kolektive për evakuimin e të aksidentuarës nga itinerari i njejtë.
‘’ Duke qenë zonë e izoluar dhe brenda territorit të RMV , është vendosur që evakuimi të bëhet me helikopter në bashkëpunim me autoritetet Republikës së Maqedonisë së Veriut’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Po ashtu, thuhet edhe se, SHKMK, për këtë operacion ka qenë në koordinim me ambasadën e Italisë në Kosovë, agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim – AICS Tirana AICS Tirana dhe Ambasadën e Italisë në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimi:
Shpëtohet një shtetase italiane në zonën e Brezovicës, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut
Më datë 07.03.2026, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK) ka pranuar një thirrje lidhur me një aksident në zonën e Brezovicës, në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Një grup turistësh italianë po skijonin në zonën ndërmjet Majës së Gurit të Zi dhe Majës së Liqenit, ku ka ndodhur aksidenti.
Ski-bjeshkatarja kishte pësuar frakturë në këmbë duke i pamëndësuar çdo lloj lëvizje nga vendaksidenti.
ShKShMK ka zhvilluar operacionin me dy ekipe që kanë zhvilluar operacionin nga qendra skitare e Brezovicës, ekipi i parë ka reaguar menjëherë duke ofruar ndihmën e parë dhe ka bërë imobilizimin e të aksidentuarës.
Ekipi i dytë është bashkuar me pajisje kolektive për evakuimin e të aksidentuarës nga itinerari i njejtë.
Duke qenë zonë e izoluar dhe brenda territorit të RMV , është vendosur që evakuimi të bëhet me helikopter në bashkëpunim me autoritetet Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë zhvillimit të operacionit, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka qenë në kordinim me:
Ambasadën e Italisë në Kosovë
Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim – AICS Tirana AICS Tirana
Ambasadën e Italisë në Maqedoninë e Veriut.
Operacioni është mbështetur gjithashtu nga menaxhmenti i Qendrës së Skijimit në Brezovicë (AKP).
I gjithë operacioni u realizua me sukses.
I urojmë shërim të shpejtë të aksidentuarës.